Situata politike në Partinë Demokratike është një ndër temat që së fundmi është në qendër të opinionit publik.
Këtë të premte në një panel të ftuarish në ABC Live me gazetaren Juli Xhokaxhe është diskutuar në lidhje me rolin që ka Basha si kryedemokrat dhe foltoret e ish liderit historik Sali Berisha.
Anëtari i kryesisë PD, Aldo Bumçi në fjalën e tij është shprehur se kryedemokrati përpos çdo gjëje ju shmang përgjegjësisë së tij që kishte për ti shkuar deri në fund masakrës elektorale. Sipas tij Basha i kishte në favor të dhënat e publikuara në raportin e ODIHR dhe nuk arriti që ti përdorë në të mirë të pushtetit që do të fitonte opozita.
Ndër të tjera ai ka theksuar se Berisha është e shkuara e ndritur e PD-së dhe vendimi personal i Bashës për përjshtimin e tij i hodhi baltë kësaj të shkuare.
“Basha e la masakrën zgjedhjore. Basha mund të kishte dhënë dorëheqjen dhe duhet të kishte bërë betejën për zgjedhjen para këtij vendimi, por ai nuk e bëri. Kanë kaluar 6 muaj dhe nuk ka asnjë betejë. Humbja për herë të dytë e Bashës krijon një krizë ligjitimiteti, mos marrja me zgjedhjet, pasi raporti për zgjedhjet është më kritikët por opozitës ku në vitin 2002 Berisha nuk e kishte në favor e mori dhe e ktheu në favor. Marrja e të dhënave personale të qytetarëve është shkelje. Kriza politike që ka shkruar ODIHR dhe kriza politike Basha kishte në dorë të fuste qeverinë në krizë jo opozitën. Berisha është njeriu që solli 3.5 milionë euro në vend, na futi në NATO si mund të shkatërrojmë të kaluarën tënde, kur është e ndritur, liberalizimi i vizave ka kontribut Basha por më të madh e ka Berisha çfarë të themi ne tashmë. Mori një vendim që ishte kundër bindjeve të tij çfarë lideri mund të jetë ai”, ka thënë Bumçi. /abcnews.al