Dita e sotme ka qenë e ngarkuar për Kastriotin dhe Dinamon. Dy klubet e Kategorisë së Parë kanë zyrtarizuar brenda pak minutash plot 4 futbollistë. Kastrioti zyrtarizoi firmat e Indrit Prodanit dhe Franci Lenës, ndërsa Dinamo nënshkroi me Turhanin dhe Camara.
Njoftimi i Dinamos:
Zyrtare/ Xhuljan Turhani vishet Blu!
Mbrojtësi 23-vjeçar i lindur në Elbasan, ka firmosur pasditen e sotme në prani të zyrtarit të klubit, Ermal Barushi, kontratën që do ta mbajë të lidhur me klubin blu në vazhdim.
Turhani vjen nga ekipi i Turbinës, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Kamzës, Shkumbinit, Llapit dhe Vorës.
Zyrtare/ Issiaga Camara është përforcimi i radhës për Dinamon!
Mesfushori 26-vjeçar me kombësi nga Guinea, ka gjetur akordin me drejtuesit dhe ka firmosur kontratën që e bën pjesë të 18 herë kampionëve të vendit në vazhdim.
Më herët ai ka qenë pjesë e Besës së Kavajës dhe Besëlidhjes së Lezhës
Njoftimi i Kastriotit:
“Indrit Prodani dhe Franci Lena janë dy afrimet e radhës të Kastriotit.
Prodani i është bashkuar Kastriotit pas një aventure 6 mujore në Kroaci, ndërsa më parë ka qenë edhe pjesë e grup-moshave të Laçit dhe Partizanit. Ndërsa Lena, është produkt i Shkëndisë së Tiranës.
Të dy lojtarët shihen si përforcime me mjaft vlera për skuadrën”./abcnews.al