Bulqizë, rrezikohet të mbetet pa ujë i gjithë qyteti

schedule18:55 - 30 Nëntor, 2017

schedule 18:55 - 30 Nëntor, 2017

Dëmtohet tubacioni i ujit të pijshëm në zonën D në Bulqizë nga rrëshqitja e stogut të kromit. Ky është tubacioni kryesor që furnizon qytetin e Bulqizës me ujë të pijshëm. Ndërkohë, raportohet se ka rrezik edhe për rrëshqitje masive të tjera. Menjëherë mbërritën në vendngjarje punonjësit e ujësjellësit të Bulqizës, por sipas tyre është e pamundur për të ndërhyrë, pasi zona krijon rrezikshmëri. Kjo zonë njihet si problematike, ndaj shembjeve për shkak të gërmimeve të nëndheshme në miniera./abcnews.al

 

 

https://youtu.be/oPpGr5ab7nI

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!