Një 33 vjeçar nga Bulqiza është arretsuar nga Policia, pasi ka goditur për shkak të detyrës administratorin e Ujësjellësit të bashkisë së këtij qyteti.
Në pranga ka rënë Blerim Dauti, ndërsa ngjarja ndodhi në lagjen”Minatori”.
Njoftimi i Policisë
Godet për shkak të detyrës administratorin e Ujësjellësit në bashkinë Bulqizë, arrestohet në flagrancë nga Policia
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi
Blerim Dauti, 33 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në lagjen”Minatori” , në Bulqizë, për shkak të detyrës ka goditur me grushta shtetasin N.M, 30 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë, administrator i ujësjellsit i Bashkisë Bulqizë).
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së shkallës së Parë Dibër për veprën penale ” Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237, i Kodit Penal. /abcnews.al