Bullgaria merr kryesimin e Presidencës së Këshillit të BAshkimit Europian, Presidenti i kosovës Hashim Thaci dhe kryeministri Haradinaj, shprehen shumë optimistë për faktin se vendi do të jetë një zë i fuqishëm për Kosovën në BE.
Presidenti dhe kryeministri i Kosovës kanë pritshmëri të larta nga Presidenca bullgare e BE. Hashim Thaçi në një postim në profilin e tij në facebook, teksa uron Bullgarinë për marrjen e kryesimit të Presidencës së Këshillit të BE-së, kërkon vëmendje më të madhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai shton se zëri i Ballkanit Perëndimor tashmë do të dëgjohet më shumë në Bruksel dhe BE, duke mos lejuar që rajoni t’iu ikë nga duart dhe të rrëshqasë në interesat e shteteve dhe ideologjive që nuk ia duan të mirën Ballkanit dhe Evropës. presidenti i Kosovës mbështeti promovimin e integrimit sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE, si zgjidhje e vetme për paqe të qëndrueshme në tërë kontinentin.
Edhe kryeministri Haradinaj thotë se pret nga Bullgaria të jetë zë i Kosovës në strukturat e BE. Ai e konsideroi shtetin si një vend mik i cili do të fokusohet në përafrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në./abcnews.al