Mpiksje gjaku, edhe Bullgaria me Rumaninë pezullojnë përdorimin e AstraZeneca

schedule14:29 - 12 Mars, 2021

schedule 14:29 - 12 Mars, 2021

Bullgaria  dhe Rumania janë vendet e fundit që kanë pezulluar përdorimin AstraZeneca, deri në përfundimin e hetimeve në lidhje me sigurinë e vaksinës.

Vendet urdhëruan pezullimin e të gjitha dozave të AstraZeneca  derisa Agjencia Europiane e Barnave  të hedhë poshtë të gjitha dyshimet  në lidhje me sigurinë e vaksinës.

Agjencia Europiane e Barnave publikoi  ​​të enjten një deklaratë duke thënë se përfitimet e vaksinës AstraZeneca Covid-19 tejkalojnë rreziqet dhe nuk rekomandoi pezullimin e saj.

EMA tha se ishte në dijeni që Danimarka kishte pezulluar vaksinën për shkak të raporteve të mpiksjes së gjakut tek personat që kishin marrë një dozë, por tha: “Aktualisht nuk ka indikacione se vaksinimi i ka shkaktuar mpiksje gjaku te pacientët, pasi ato nuk renditen si efekte anësore të vaksinës “/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!