Bullgarët protestojnë kundër Gazprom: Refuzojmë të financojmë luftën e egër të Putinit!

schedule22:53 - 10 Gusht, 2022

schedule 22:53 - 10 Gusht, 2022

Qindra bullgarë kanë demonstruar në kryeqytetin Sofje, duke shprehur frikën se qeveria e përkohshme e vendit mund të mos ndjekë politikat e paraardhësit të saj properëndimor dhe t’i rikthehet lidhjeve të ngushta energjetike me Rusinë.

Shumë në Bashkimin Evropian dhe Bullgarinë anëtare të NATO-s kanë frikë se qeveria e mëparshme pro-perëndimore u rrëzua në qershor për shkak të qëndrimit të saj të ashpër kundër pushtimit rus të Ukrainës dhe refuzimit të saj për t’i paguar rubla gjigantit energjetik rus Gazprom në monedhën ruse.

“Ne refuzojmë të jemi të varur nga Gazprom dhe të financojmë luftën e egër të Putinit!”- shkruhej në një nga pankartat e protestës.

Atanas Sharkov, një nga organizatorët e protestës, i bëri thirrje presidentit Rumen Radev, i cili mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për veprimet e qeverisë së përkohshme, të garantojë se vendimet e mëparshme nuk do të rishikohen, shkruan Al Jazeera.

Ai këmbënguli se Gazprom duhet të pushojë së qeni furnizuesi i vetëm i gazit i Bullgarisë.

“Është koha për të ndjekur politikat evropiane dhe për të qenë pjesë e Evropës”, tha Sharkov. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!