Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bulku “tradhëton” Dinamon/ Trajneri i dytë i Shqipërisë, “tifo” për ekipin kroat, Hajduk

schedule15:28 - 2 Gusht, 2025

schedule 15:28 - 2 Gusht, 2025

Dashuria e vjetër nuk u harroka.

Hajduk I Splitit është skuadra më e vjetër e Kroacisë, një nga më legjendaret në Ballkan, dhe një emër I njohur I futbollit shqiptar nuk e ka larguar për asnjë moment nga zemra.

Ervin Bulku, ish-trajner I Shqipërisë U19 dhe ndihmës I Silvinjos në kombëtaren kuqezi, ka deklaruar për mediat kroate se ndjenjat e tij janë më shumë për ekipin kroat sesa për Dinamon shqiptare, në duelin e raundit të tretë të Ligës së Konferencës.

Dy ekipet ndeshen në datat 7 e 14 gusht, me sfidën e parë në stadiumin “Poljud” të Splitit e me kthimin në “Elbasan Arenë”, dhe Bulku është intervistuar nga e përditshmja e bregdetit, “Slobodna Dalmacija”.

Në këtë intervistë, ai thekson se Dinamo nuk ka shumë tifozë, dhe se Hajduku në Shqipëri do të jetë sikur të luante në shtëpinë e tij.

Kësaj interviste I bën jehonë edhe portali “24sata”, I cili godet që në titull ku shkruan se “ndonëse jam shqiptar, do të mbështes Hajdukun”.

Natyrisht, nuk mund të themi se Bulku do të jetë një ultras për ekipin kroat, por thjesht vlerëson kohën kur luajti atje 15 vjet më parë, ndërsa nuk duhet harruar se ai ka qenë futbollist I Tiranës, pra blutë e kryqytetit kanë qenë rivalë derbi për të.

Skuadra e trajnerit Ilir Daja eliminoi Atletik Eskaldes të Andorrës në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, me fitore 2-1 jashtë fushe e barazim 1-1 në shtëpi, ndërsa turin e parë e kaloi automatikisht.

Hajduku eliminoi Zirën e Azerbajxhanit me fitoren 2-1 në Split, dhe barazimin 1-1 jashtë fushe, ndërsa titullar në ndeshjen e dytë ishte ylli kuqezi, Adrion Pajaziti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!