“Bukë e kripë e zemër”, Osmani: Shprehja merr kuptim kur vjen koha për Darkën e Lamës

schedule20:52 - 25 Tetor, 2021

schedule 20:52 - 25 Tetor, 2021

Presidentja Vjosa Osmani, e vlerësoi shtrimin e Darkës së Lamës si festën që i jep kuptim shprehjes shqiptare “Bukë e kripë e zemër”. Kjo sipas saj, sepse në këtë sofër prodhuesit vendorë kanë vënë jo vetëm ushqimet tradicionale por edhe zemrat e tyre.

“Shekuj me radhë nën shenjën e dashurisë për njëri-tjetrin, respektin ndaj miqve, shqiptarët i kanë dhënë krah njëri-tjetrit në kultivimin e bereqetit dhe në mbledhjen tij, në darkën që është shtruar si shenjë falënderimi për të mira e mbledhura.” u shpreh Osmani.

Tutje e para e shtetit tha se Darka e Lamës është pjesë e një trashëgimie të pasur shpirtërore të cilën shqiptarët e kanë trashëguar dhe e kanë ruajtur që nga kohët e hershme.

“Sikur e dini presidenti Rugova gjithnjë festonte me miq, punonte me miq, dhe i falënderonte ata edhe për mirëqenin tonë. Ne do ta kultivojmë përherë këtë traditë të vyer të popullit shqiptarë, sepse vlerësojmë njësoj sikurse presidenti Rugova, se kultivimi i traditës së mirë e mbanë të gjallë shpirtin e një kombi.”

Ajo përmendi edhe pandeminë dhe falënderoi mjekët, mësuesit dhe të rinjët që sipas presidentes, punuan fortë e shkëlqyen në Kosovë e botë në fusha të ndryshme./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!