“Buka” që ushqen fermerin/ Eksperti: Sistemi i mikrofinancës është i decentralizuar, i qëndron afër bujqësisë

schedule20:27 - 20 Qershor, 2025

schedule 20:27 - 20 Qershor, 2025

TIRANË- Sektori i mikrofinancës është i decentralizuar dhe vendimet për disburisimin e kredive në sektorin e bujqësisë i merr brenda një kohë të shkurtër.

Kështu u shpreh, Ilir Pilku, i cili ishte i ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News.

Ai theksoi se mikrofinancat janë më pranë fermerëve dhe ky model aplikohet gjerësisht në Shtete e Bashkuara të Amerikës, dhe ka një impakt të jashtëzakonshëm.

Ai pohoi se në krahasim me sektorin bankar, sektori i mikrofinancës është më elastik dhe vendimet i merr brenda një kohë të shkurtër.

Motori i zhvillimit të bujqësisë në lidhje me kredidhënien janë mikrofinancat. Po të shikojmë pak edhe portofolin e kredive, 15% e zë bujqësia, kjo tregon se është një tregues i mirë në krahasim me sektorin bankar. Sistemi i mikrofinancës është një sistem i decentralizuar, në krahasim me sistemin bankar, që është një sistem i centralizuar, vjen aplikimi nga dega, në qendër, ndërkohë mikrofinanca merr vendimet brenda në degë.”, tha ai.

Ai theksoi se fondi prej 250 milionë euro, që është vendosur për sektorin e bujqësisë është një hap pozitiv. Sipas tij, nuk është vepruar mirë, që sektori i mikrokredisë është lënë  jashtë kësaj strategjie.

“250 milionë euro është një fond i jashtëzakonshëm për bujqësinë. Është shumë pozitiv”, tha ai/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!