Bujar Spahiu dhe Edmond Brahimaj: Feja Islame është e paqes, jo e terrorizmit

schedule19:46 - 28 Tetor, 2020

schedule 19:46 - 28 Tetor, 2020

Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë zhvilluan ceremoni të përbashkët në ditën e lindjes së Profetit Muhamed. Krerët e dy komuniteteve përcollën mesazhet e tyre duke theksuar se feja Islame është e paqes dhe jo e terrorizmit.

Në odeonin e kryegjyshatës u kremtua Mevludi dhe ceremonia e faljes.  Kreu i KMSH, Bujar Spahiu dhe Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj përcollën mesazhet për besimtarët.

Ne jemi munduar ta paraqesim fenë ashtu sikur është që publiku të na ndihmojnë qartë dhe saktë kemi nevojë për këtë mesazh. Ta duam njëri tjetrin, ta pranojmë njeri tjetrin pavarësisht feve të ndryshme” tha Bujar Spahiu, kreu i KMSH-së.

Ishte profet i paqes i dashurisë i mirësisë, ishte shembull për të gjithë ne. I lutem Zotit në këtë pandemi të na mbrojë nga të gjitha të këqijat. Asnjë herë feja islame nuk ka qenë e terrorizimit por ka qene paqe. Profeti është njëshi i gjithë botës” tha kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Ceremonia e zhvilluar pranë selisë së shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit pati më pak besimtarë për të respektuar dhe masat anti-covid./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!