Bujar Sheshi: S’kam qenë sigurims. KLP: Po presim dosjen

schedule13:20 - 28 Janar, 2019

schedule 13:20 - 28 Janar, 2019

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi, mohoi në mënyrë kategorike të ketë qenë bashkëpunëtor i fshehtë i Sigurimit të Shtetit. Sipas tij, akuzat e bëra nga PD dhe shkresa e Autoritetit të Dosjeve janë të sajuara.

 “Gjithë kjo situatë është një sajesë e ulët për të cënuar integritetin tim moral dhe professional…  të godite procesi i vettingut… politikisht”.

Në mbledhjen e së hënës, Sheshi tha se po synohet vënia nën presion e KLP-së kur pritet ngritja e SPAK dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm. Ai ngriti dyshimet për segmente politike pas kësaj situate dhe foli për një skenar mafioz.

“Mënyra dhe mjetete që kanë përdorir në këtë rast. Fakti që kanë arritur të përdorin dhe manipulojnë … kundështim me ligjin. Do të kërkoja gjithë vëmendjen tuaj, por dhe ndihmën dhe përkrahjen e zbardhes së gjithë … tipikisht mafioz.  Me apo pa Bujar Sheshin në KPK SPAK do zgjidhet, PP do zgjidhet”.

Kreu i KLP, Genti Ibrahimi tha se institucioni është vënë në dijeni me shkresën e Autoritetit të Dosjeve  dhe në ditët në vijim do të shqyrtojë rastin e anëtarit Bujar Sheshi. Për të njëjtën çështje të hënën thirri një mbledhje urgjente edhe Komisioni për Monitorimin e Reformës në Drejtësi.

Nga ana tjetër, përmes një reagimi zyrtar, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se po heton mospërputhjen e deklaratës së dhënë nga Sheshi si jo bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe përfundimit të arritur nga Autoriteti i Dosjeve. Prokuroria e Përgjithshme sqaron se është vënë në dijeni të kësaj shkrese në 23 janar 2019 dhe se edhe vonesa e përgjigjes do të jetë pjesë e një hetimi të thelluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!