Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bujar Osmani sot në Kosovë, takohet me krerët e shtetit

schedule09:12 - 26 Maj, 2023

schedule 09:12 - 26 Maj, 2023

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot viziton Kosovën, ku do të takojë krerët e shtetit.

Takime të ndara Osmani, i cili është edhe kryesues aktual i OSBE-së, do të ketë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, dhe homologen e tij, Donika Gërvalla.

Takimi i dy ministrave pritet të nisë prej orës 9:00, ndërsa për në ora 10:00 ëhstë paralajmëruar konferencë për media.

Takimi mes Bujar Osmanit dhe presidentes Osmani nis në orën 10:25, ndërsa me kryeministrin Kurti prej orës 12:20 në ndërtesën e qeverisë, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

/KosovaPress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!