Bujar Nishani: Është derdhur gjak për PD, dorëheqja e Bashës e parevokueshme

schedule21:13 - 16 Maj, 2021

schedule 21:13 - 16 Maj, 2021

Kreu i Këshillit Kombëtar në PD, Bujar Nishani ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës.

Në fjalën e tij Nishani është shprehur se masakra elektorale është vetëm gjysma e vërtetës për situatën në të cilën ndodhet PD sot.

“Basha jep doreheqjen e parevokueshme nga drejtimi i Partisë përpara se të shpallesh zgjedhje për kryetar partie. Por a është kjo zgjidhja e vetme? Padyshim që jo. Duhet ngritur një komision real për analize kudo nëpër degë e statut të ri për të krijuar këshill përsëri, senat, referendum. Konisioni mund të këtë marrë vendime të gabuara, por është e pamorlashme t’u thuash te përjashtuarve se komisioni nuk ka tagër, kontratën e keni me Lulzim Bashën. Lideri është lider, sillet me burrni. Mund ta kishte deklaruar të dështuar komisionin.

E vetmja alternative është një projekt i ri politik. Dorëheqja e parevokueshme e Bashës është akt që i shërben të ardhmes se partisë dhe është mbi interesin personal. Basha e ka për detyrim ta bëje kete shërbim për PD. Basha është derdhur gjak për kete parti, mos e harro këtë. Sfidën me të madhe duhet ta ketë me besimin, vlerësimin tek vetja e me pas tek shumica dërrmuese”, ka thënë Nishani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!