Bujar Kapexhiu bën bashkë Ramën, Bashën dhe Veliajn

schedule16:19 - 9 Qershor, 2020

schedule 16:19 - 9 Qershor, 2020

Rama,  Basha dhe Veliaj  janë tre kamberët në një derë, të cilët vijnë me gjuhën e karikaturës nga mjeshtri Bujar Kapexhiu

“Kjo është një punë 20 vjecare , që në momentet e para që ka filluar si kryebashkiak Rama , më pas Basha  dhe Veliaj. Unë kam ndjekur të gjithë punën  dhe veprimtarinë e tyre.

Pra janë 200 karikatura tashmë në këtë ekspozitë.  Edhe vetë kryebashkiakët do të kenë mundësi të shikojnë cfarë kanë bërë mirë, keq , gabim, apo edhe fajet e tyre  në raport me qytetin”

Gjurmët e tyre në këtë qytet janë të ndjeshme, diku për mirë apo edhe për keq, kjo është ironia dhe sarkazma që Kapexhiu e sjell në këtë ekspozitë.

Kush e ka frymëzuar më shumë në aspektin artistik Kapexhiun?

“Në kuptimin figurativ dorë më shume të jep Edi Rama, me batutat dhe larminë e veshjeve. Bashën dhe Veliajn i kam pasqyruar  me shumë me kostume, ndërsa  si një galeri veshjesh janë karikaturat dedikuar Ramës”

Të tre, mjeshtri thotë se i ka punuar me të njëjtën dashuri, por Kapexhiu tregon edhe arsyen kur i janë mërzitur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!