Gianluigi Buffon do të largohet nga Juventusi në verë. Lajmin e konfirmoi vetë ai, teksa tregon se vendimin e ka marrë që në janar. Buffon tregon se në gusht mori një ofertë tunduese, teksa në tavolinë ka disa oferta.
“Kam komunikuar vendimin për t’u larguar në fillim të janarit sepse në gusht kam pasur një propozim që më bëri të lëkundem, ishte ofertë stimuluese.
Pastaj klubi dhe presidenti erdhën te unë dhe diskutuam mbylljen e kontratës, u sollën shumë mirë me mua. Më pas erdhi Pirlo dhe nuk doja të krijoja probleme. Tani le të shohim. Kam pasur disa oferta de do i vlerësoj”, u shpreh Buffon. /abcnews.al