Budina kërcënon Ramën: Do t’i sjellim njerëzit para kryeministrisë zoti rrugaç!

schedule20:30 - 22 Maj, 2020

schedule 20:30 - 22 Maj, 2020

Regjisori Robert Budina ka mbajtur fjalën para protestuesve të mbledhur sot për të kundërshtuar nisjen e punimeve për teatrin e ri.

Budina iu drejtua kryeministrit Rama duke e cilësuar këtë të fundit si “rrugaç”. Regjisori kërcënoi kryeministrin duke i thënë se do i çojnë njerëzit përpara Kryeministrisë.

“Do të ta sjellim popullin të shtëpi zoti rrugaç,n ne nuk kemi asnjë interes zoti rrugaç. ne nuk duam vetëm teatrin zoti rrugaç. Ne duam shpirtin e njerëzve dhe tempullin e demokracisë zoti rrugaç.

I kemi të gjitha videot se çfarë ke bërë zoti rrugaç. Do japësh llogari zoti rrugaç. Të gjithë ata që nuk veprojnë do të japin llogari bashkë me ty zoti rrugaç. Do të dalim në të gjithë Shqipërinë, do të ti sjellim njerëzit përpara kryeministrisë dhe pastaj të gjithë bashkë do vendosim fatin tonë dhe ju zotërinj nuk keni asnjë mundësi ti bëni fshehurazi paktet. Ju e kryet krimin dhe ne do tua zprapthim atë. Mos e transferoni këtë lëvizje në teatër politik nëpër studio.

Ne do ta fitojmë betejën zoti rrugaç, nuk ke shanse të bësh lojë me tempullin e kulturës. Rrofshin qytetarët. Rroftë teatri!”, u shpreh regjisori.

Budina njoftoi se nesër do të jenë në Shkodër, ndërsa paralajmëroi edhe njëherë se nuk do të lejojnë ndërtimin e teatrit të ri.

“Nesër ne do të jemi në Shkodër, këta zotërinjtë nuk do kenë asnjë shans të fillojnë punimet aty. Populli do jetë aty, qytetari do jetë aty. Mos guxoni të rrethoni të rrethoni sheshin, zoërinj rrugaçë. Mos guxoni zotërinj, ose dorëzoni kapelet. Do t’ju lajmërojmë për çdo lëvizje. Rroftë teatri”, tha Budina. /abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!