Budina akuzon kryeministrin për akt terrorist: Nëse drejtësia nuk reagon, bllokojmë truallin

schedule18:26 - 20 Maj, 2020

schedule 18:26 - 20 Maj, 2020

Regjisori Robert Budina ka kërkuar nga drejtësia të zbardhë sulmin ndaj artistëve mëngjesin e 17 Majit duke akuzuar për akt terrorist kryeministrin Edi Rama, drejtuesi e Bashkisë së Tiranës dhe institucionet që duhet të kishin ndërhyrë për të mbrojtur godinën e Teatrit Kombëtar.

Budina paralajmëroi se nëse nuk do të ketë drejtësi, qytetarët legjitimohen që të veprojnë vetë, duke paralajmëruar se do të pengojnë ndërtimet në Truallin e Teatrit.

Gjithashtu Budina kërkoi reagim nga ndërkombëtarët duke deklaruar se vendi po rrëshqet në një situatë pasigurie.

“Sot për t’i dhënë një përgjigje aktit terrorist të kryeministrit, sot kemi firmosur një peticion për Teatrin ashtu si ishte dhe ku ishte. Kemi pamjet si tërhiqen zvarrë intelektualët që donin të mbronin kulturën. Ne nuk do tërhiqemi se jemi kokë e fortë. Halli juaj nuk ishte vetëm Teatri.

Ai e shembi për të thënë se ishte i fuqishëm nëse ne nuk e kthejmë tempullin e qytetarisë, kemi humbur. Faktori ndërkombëtar na ka dhënë mbështetjen. Ai që thotë ik duhet të ikën vetë. Ne duhet të fitojmë këtë bisedë me të keqen dhe për këtë kemi nevojë të gjithë. Ne nuk jemi njerëzit e dhunës. Faleminderit që e mbështesni këtë strategji.

Deklaratë e Aleancës.

Të nderuar qytetarë mëngjesin e 17 Majit, Teatrit Kombëtar iu vunë kazmat. U godit godina me qytetarë brenda në saj. Është rastësi që sot nuk kemi viktima nga ky akt terrorist. Disa aktivistë u mbajtën në qeli për 72 orë, të tjerë u dhanë në arrest shtëpie dhe asnjë procedim për policinë. Drejtësia ka marrë fund. Forca është i vetëm mjet veprimi dhe komunikimi.

Ne mbërritëm deri këtu sepse kanë institucionet. Nëse nuk ka një reagim të shpejt nga drejtësia dhje ndërkombëtarët, qytetarët legjitimohen të mbrojnë veten me të gjitha format. Ne kemi depozituar dy kallëzime në SPAK për Veliajn dhe Maznikun, për korrupsion, shpërdorim detyre dhe vrasje në tentativë. Ne kërkojmë të dalë para drejtësisë ekzekutuesi i vendimi, institucioni që duhet të mbronte Teatrin dhe ata që kanë vënë firmën mbi një raport të pakryer asnjëherë.

Kërkojmë zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe ndërhyrjen e RENEA-s kundër artistëve që nuk përbënin rrezik. Ne akuzojmë Ramën, Veliajn, Margaritin, Maznikun. IMT Çulin, këshilltarët e Bashkisë dhe ata që me veprimet dhe mosveprimet e tyre prodhuan ngjarjen kriminale të 17 Majit.

Një hap i parë për të qetësuar situatën është ndalimi i çdo punimi në truallin e Teatrit Kombëtar. Nëse nuk ka reagim të shpejtë nga drejtësia, atëherë do jemi ne që do pengojmë me forcë se aty fshihet krimi. I bëjmë thirrje ndërkombëtarëve të reagojmë, vendi po rrëshket në situatë pasigurie”, tha Budina./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!