“Budallallëk njerëzor, ndëshkojini”, gazetari shpërthen pas fotove të turpshme

schedule22:47 - 26 Nëntor, 2020

schedule 22:47 - 26 Nëntor, 2020

Shumë njerëz kanë zbritur në rrugët e Buenos Aires dhe Napolit për të nderuar për herë të fundit Diego Maradonën, i cili u nda nga kjo jetë ditën e djeshme.

Në Argjentinë po ndodh edhe një fenomen që ka krijuar polemika të mëdha. Trupi i ish-futbollistit të madh po mbahet në Casa Rosada.

Varrimi nuk është kryer akoma, teksa punonjës të agjencisë funerale kanë guxuar për të hapur arkivolin dhe për të bërë foto me idhullin e tyre.

Gazetari argjentinas, Marco Luna nuk është përmbajtur, duke sulmuar ashpër tre personat që kanë dalë në foto me trupin e vdekur të Maradonës.

Një provë tjetër që e keqja dhe budallallëku njerëzor nuk ka kufij. Shpresoj të mos mbetet pa u ndëshkuar. Edhe këta dy tipat kanë bërë të njëjtin gjest.

Dalin në foto me një person të vdekur dhe buzëqeshin me gishtin e ngritur lart. Nuk arrij dot ta besoj“, shkruan Luna. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!