BSH: Bankat hezitojnë në financimin e bizneseve të mëdha, probleme me gjetjen e tregut

schedule17:58 - 9 Tetor, 2022

schedule 17:58 - 9 Tetor, 2022

Konkurrenca dhe gjetja e tregut mbeten dy shqetësimet kryesore të bizneseve që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri. Në një vrojtim të Bankës së Shqipërisë për 6 mujorin e parë të këtij viti theksohet se më shumë me këto sfida po përballen ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme.

Kriza e çmimeve ka dhënë efektet e veta për të gjitha ndërmarrjet pavarësisht madhësisë pasi gjatë kësaj periudhe kanë shtuar “koston e prodhimit dhe të punës” .Ndërkohë mungesa e fuqisë punëtore vijon të theksohet.

Në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë theksohet se sipërmarrjet përballen me vështirësi të theksuara në gjetjen e e stafit të kualifikuar.
Ky fenomen është i ndikuar nga largimi i të rinjve të kualifikuar jashtë vendit.

Përtej këtyre vështirësive zhvillimet e fundit kanë bërë që bankat të jenë më të kujdeshme në financimin e investimeve për bizneset.

Sipas raportit theksohet se , në kushtet e një pasigurie të lartë në arenën ndërkombëtare dhe problematikave që ka sjellë në zinxhirët e prodhimit e tregtimit, sektori bankar në vend ka qenë më hezitues në financimin e bizneseve të mëdha pasi mund të jenë më të ekspozuara ndaj goditjeve të jashtme.

Në totalin e aplikimeve të marra në shqyrtim gjatë periudhës, rezulton se norma e refuzimit për ndërmarrjet e mëdha është rritur në vlerën 13.1% nga mesatarisht 4% në dy raportimet e kaluara./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!