BSH: 1/3 e familjeve shqiptare jetojnë me borxhe

schedule15:55 - 25 Prill, 2022

schedule 15:55 - 25 Prill, 2022

Nga Ajgena Korbi

30% e familjeve në Shqipëri kanë të paktën një borxh. Më shumë se gjysma e tyre kanë marrë hua nga familjarët dhe të afërmit ndërsa 45% i janë drejtuar bankave apo institucioneve të tjera financiare.

Kjo ka dal në pah nga një vrojtim i Bankës së Shqipërisë për pasuritë e familjeve shqiptare.

75% e huave të marra në sistemin financiar janë kredi konsumatore, overdraft apo karta krediti.

Kryesisht paratë  janë marrë për të mobiluar shtëpinë, për të blerë pajisje, dhe për të mbuluar kostot e jetesës.

Këtu Banka e Shqipërisë ka përfshirë familjet që kanë marrë kredi për shpenzime të mëdha ose të papritura si  ato shëndetësore apo blerja e një makine.

25% e huave të marra nga institucionet financiare janë kredi hipotekore të marra  përgjithësisht për  të rinovuar apo për të blerë shtëpi.

Këtu bëjnë pjesë familjet  që kanë marr borxh për të financuar një biznes apo për qëllime edukimi.

Të punësuarit dhe të vetë punësuarit sipas Bankës së Shqipërisë janë ata që  zotërojnë 74% të vlerës së portofolit të kredisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!