Shfaqja “Të korrat e gjelbërta” vjen nga Bruno Shllaku në skenën e Teatrit Metropol në Tiranë. Shllaku këtë pjesë e ka shkruar vetë, frymëzuar nga vepra e At Zef Pllumbit “Rrno për me tregu” . Këtë dramë Bruno Shllaku e ka dedikim për intelektualët e persekutuar.
Bruno Shllaku vjen kësaj here si dramaturg, regjisor dhe aktor në dramën “Të korrat e gjelbra”.
Ngjarjet e së cilës zhvillohen në harkun kohor 1945-1967.
Të gjithë personazhet në letër i ka patur të projektuar se kush do i interpretonte.
Kjo vepër është një dedikim për të pafajshmit, të cilët as dje dhe as sot nuk marrin vendin e merituar sipas Bruno Shllakut.
Ndërsa vetë i jep frymë memories kombëtare. Shfaqja pas Tiranës do të rrugëtojë në disa qytete evropiane. /ABC News Albania 24/7