Këngëtari i njohur i grupit të ‘Three Dots’, Bruno feston sot ditëlindjen.
Urimin e parë publikisht ai e ka marrë nga miku i tij më i mirë, Klajdi Haruni.
Ky i fundit ka publikuar një foto me Brunon krah së cilës ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen koleg, shëndetshëm e me gjithë të mirat e paç jetën ashtu siç e ke shpirtin. Me fat që kam dhe një vëlla të vogël”.
Ndërkohë fansat po presin edhe urimin e Flori Mumajesit, i cili gjithashtu është i pandarë nga dyshja. Ata gëzojnë prej vitesh një miqësi të ngushtë, ku dhe bashkëpunimet kanë qenë të shumta. l.k/abcnews.al