Bruno Dita e Ditmar Bicaj, emrat e ditës në merkato

schedule08:01 - 13 Janar, 2020

schedule 08:01 - 13 Janar, 2020

Bruno Dita dhe Ditmar Bicaj mund të ndryshojnë skuadër në merkaton e janarit. Mesfushori i Skënderbeut u kërkua nga Shkëndija e Tetovës më parë, por ai ka kontratë me korçarët dhe pa lejen e tyre nuk mund të largohet.

Së fundmi për të në lojë është futur edhe një ekip i Kategorisë Superiore. E përditshmja “Panorama Sport” shkruan se Teuta e ka në listën e dëshirave mesfushorin e përshtatur si mbrojtës qendre dhe po tenton ta “joshë” atë.

 

Sa i takon Ditmar Bicaj, të përmendur më lart, i njëjti burim bën me dije se qendërmbrojtësi kërkon të largohet nga Bylisi. Shtatlarti lezhjan ka pasur probleme dëmtimesh në pjesën e parë të sezonit, por kur ka qenë i gatshëm është aktivizuar si titullar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!