Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Sikur t’i heqësh njeriut mushkërinë”, brumbulli që po shfaros pemët alarmon banorët

schedule17:10 - 27 Qershor, 2019

schedule 17:10 - 27 Qershor, 2019

Në Kurbin fermerët po kalojnë një situatë të rëndë. Vreshtat po u shkatërrohen nga një insekt që quhet Brumbulli Majit.

Aq i shpifur është ky insekt saqë për pak minuta mund të shkatërrojë një vresht të tërë. Quhet Brumbulli i Majit. Turma sulmon çdo të mbjellë në këtë stine. Kryesisht në pemëtari.



Në Kurbin, Brumbulli i Majit po bën namin. Dëmet janë të mëdha dhe fermerët shumë të pafuqishëm për t’i mbrojtur.

“Jam lodhur me pompa, kam shpenzuar shumë dhe nuk kam mundur. Sivjet e kam lënë të bëjë qejf nuk kam ça bëj”.

Këtë vit nuk ka patur spërkatje të zonave ku rritet ky insekt. E për pasojë janë shumuar aq sa të fusin frikën.

“Është një insekt mjaft i dëmshëm, ha gjethen e pemës. Gjethja është mushkëria, i bën dëm, i pengon në zhvillim. Është njëlloj sikur t’i heqësh njeriut mushkërinë”.

Në këtë zonë fermerët po falimentojnë. Por kjo është pak, nëse ky insekt pasi të përfundojë me bimët e pemët, të të futet në shtëpi. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!