Brukseli thirrje SPAK-ut: Kapni “peshqit e mëdhenj”

schedule16:51 - 19 Tetor, 2021

schedule 16:51 - 19 Tetor, 2021

Drejtësia dhe organet e reja që dolën nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 janë në qendër të progres raportit që u prezantua sot nga Komisioni Europian për Shqipërinë. Sytë e Brukselit janë te zbatimi i kësaj reforme që sapo ka nisur që të japë shenjat e para.

KE kërkon nga institucionet e reja, SPAK dhe Gjykata e Posaçme që të kapin dhe dënojnë zyrtarët e lartë të shtetit, pasi dënimet për këtë kategori janë ende të kufizuara duke nxitur një kulturë mosndëshkimi.

Lexo edhe: DOKUMENTI/ Progres-raporti i plotë: KE kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë, sektorët ku ka arritje dhe ku duhet bërë më shumë

“Shqipëria ka bërë përpjekje të mëtejshme për të krijuar një histori solide në luftën kundër korrupsionit, edhe pse mbetet një objektiv që kërkon vullnet politik dhe veprime të mëtejshme të strukturuara dhe të qëndrueshme. Dënimet në rastet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë mbeten ende të kufizuara, duke nxitur një kulturë mosndëshkimi brenda niveleve më të larta të shtetit.

Strukturat e specializuara kundër antikorrupsionit (SPAK dhe gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar) duhet të forcojnë ndjeshëm kapacitetin e përgjithshëm të vendit për të hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin.

Në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit dhe mbetet një çështje shqetësuese serioze” theksohet në raport./ Abcnews.al