Liderët kosovarë janë takuar në Bruksel me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtëme të BE-së, Federika Mogerini. Pas takimit, kryeministri Haradinaj njoftoi se liberalizimi i vizave do të ndodhë. Ndërsa kryetari i Kuvendit u shpreh se Kosova pret njohje nga Serbia.
Delegacioni kosovar i kryesuar nga presidenti Hashim Thaçi, është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini. Kreu i shtetit në këtë zhvillim u shoqërua nga kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli dhe zëvendëskryeministrat, Dardan Gashi dhe Fatmir Limaj. Pas takimit, shefi i qeverisë së Prishtinës dha një prononcim për media, ku bëri një njoftim të rëndësishëm.
Ramush Haradinaj: “Komisioni Evorpian sot jep vleresimin për liberalizimin e vizave. Shpresat janë reale që në fundvit qytetarët e Kosovës mund të udhetojnë pa viza”, u shpreh Haradinaj në përfundim ta takimit.
Ndërsa Veseli nënvizoi se me përfundimin e dialogut, Prishtina pret njohje nga Serbia si dhe anëtarësimin në OKB. Ai gjithashtu njoftoi se pret rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave.
Ndërkohë, publikimi i raportit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të bëhet sot pasdite rreth orës 16:00./abcnews.al