Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bruksel, mbyllet “Toyota Yaris”/ Prokuroria belge shpall moskopetencë për hetimin e dosjes

schedule14:21 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 14:21 - 11 Dhjetor, 2025

Gjykata e Brukselit ka shpallur moskompetencë për hetimin e dosjes ToyotaYaris. Gjykata e shpalli veten të paaftë territorialisht për të gjykuar çështjen Toyota, një skandal që përfshin krimin e organizuar dhe politikën në vendin tonë.

Dhoma e 46-të e gjykatës penale beson se provat nuk përcaktojnë se kur ose në cilin vend u vendosën këto para të paligjshme në ndarjet e fshehura të automjeteve. Në fakt, kamioni udhëtoi nëpër disa vende përpara se të sekuestrohej nga autoritetet shqiptare. Zyra e prokurorit federal ende ka mundësinë të apelojë këtë vendim.

Në korrik 2019 ceshtja po hetohej nga zyra e prokurorit federal, një kamion që transportonte automjete Toyota të blera në Belgjikë. Brenda dy automjeteve ishin të fshehura 3.4 milionë euro dhe 100,000 franga zvicerane.

Nga ana tjeter edhe ne vendin tone lidhur me kete ceshtje ka patur zhvillime pasi disa dite me pare ish-prokurori i Vlores Aurel Zarka I perfshire ne kete dosje i është drejtuar gjykatës së lartë me një rekurs ku kërkon që të prish rigjykimin e vendosur nga shkalla e dytë gjykatës së posacme per ta kthyer per rigjykim.

Sipas Apelit të Posaçem provat dhe rrethanat tregojnë qartë se jo vetëm Zarka, por edhe tre të pandehurit e tjerë të çështjes kanë bashkëpunuar si një grup i strukturuar kriminal , ndryshe nga vlerësimi i prokurorëve të çështjes, si dhe i gjyqtarëve të Shkallës së Parë, të cilët e cilësuan si bashkëpunim të thjeshtë në rrethana rënduese.

“Toyota Yaris”, u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit, në qershor të vitit 2018, të 3.4 milionë eurove ‘cash’ të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika. Gjykata e shkallës së parë e dënoi ish prokurorin me 2.8 vite burg në aplikim të gjykimit të shkurtuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe korrupsion.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!