Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bruce Springsteen shtyn të gjitha koncertet e tij deri në vitin 2023

schedule08:20 - 28 Shtator, 2023

schedule 08:20 - 28 Shtator, 2023

Bruce Springsteen është detyruar të shtyjë të gjithë turneun e tij të vitit 2023.

Artisti i njohur do të merrte pjesë në turneun botëror “Bruce Springsteen & the E Street Band”, por disa probleme që po përballet me shëndetin nuk e lejojnë të jetë i pranishëm.

Edhe pse fillimisht kishte anuluar vetëm disa shfaqje për muajin shtator, në fund iu desh të shtynte të gjitha koncertet e këtij viti. Në një postim të publikuar në llogarinë zyrtare të artistit, tregohen arsyet e anulimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bruce Springsteen (@springsteen)

Konkretisht, shkruhet: “Bruce Springsteen vazhdon të shërohet në mënyrë të qëndrueshme nga sëmundja e ulçerës peptike javët e fundit dhe do të vazhdojë trajtimin gjatë pjesës tjetër të vitit, sipas këshillës së mjekut. Si masë paraprake, të gjitha datat e mbetura të turneut 2023 për Bruce Springsteen dhe E Street Band do të shtyhen për në 2024.”

Datat e riplanifikuara për secilin nga koncertet e vitit 2023, përfshirë ato të shtyra në fillim të këtij muaji, do të shpallen javën e ardhshme dhe të gjitha do të zhvillohen në vendet e tyre të planifikuara fillimisht. Kur shpallen datat e reja 2024, ata që nuk janë në gjendje të marrin pjesë në datën e re dhe kanë blerë biletat e tyre përmes kompanive zyrtare të biletave kanë 30 ditë për të kërkuar rimbursim. Të gjitha biletat për shfaqjet e shtyra do të mbeten të vlefshme për datat e reja që do të shpallen”, vijon në deklaratë.

Në fund përcillen fjalët e Bruce Springsteen, i cili ka dashur të falënderojë publikun e tij për mirëkuptimin dhe mbështetjen.

Springsteen thotë ‘faleminderit të gjithë miqve dhe fansave të mi për urimet, inkurajimin dhe mbështetjen tuaj. Jam në përmirësim dhe mezi pres t’ju shoh të gjithë vitin e ardhshëm’.“/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!