Mesfushori nga Kosova, Etnik Brruti është edhe zyrtarisht kuqezi, pasi është finalizuar transferimi i federatës edhe nëpërmjet FIFA-s.
Lojtari zgjodhi që të përfaqësonte Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, duke u larguar nga Kosova ku kishte mbajtur shiritin e kapitenit në përfaqësuesen U21 të saj, cka bëri që FSHF nisi procedurat në FIFA për ndryshimin e federatës.
FSHF ishte në garë me kohën, që të kishte të gatshëm lojtarin për ndeshjet e muajit mars, meqë ishte ftuar edhe nga trajneri Silvinjo si pjesë e grumbullimit./abcnews.al