Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz janë gati për të nisur një jetë të re pasi kanë shpenzuar më shumë se 10 milionë dollarë për shtëpinë e tyre të re. Fotografi 22 vjeçar dhe e fejuara e tij, kanë blerë një rezidencë prej 7.000 metrash katrorë në Beverly Hills, Californi.
Sipas E! News, prona, e cila ofron pamje mahnitëse të Los Anxhelosit dhe Hollywood Hills, u ndërtua vetëm një vit më parë dhe gjithashtu ka pesë dhoma gjumi, një kuzhinë luksoze, pishinë, banjë, bodrum vere dhe pajisje të tjera. Lajmin për blerjen e shtrenjtë të çiftit vjen vetëm disa ditë pasi Brooklyn i bëri një dedikim aktores 26 vjeçare në 1 vjetorin e fejesës së tyre.
“Në këtë ditë, një vit më parë, i propozova të martohet me mua kësaj gruaje të mrekullueshme. Ajo më bën një njeri më të mirë çdo ditë dhe është shoqja ime e ngushtë. Nuk e imagjinoj jetën pa të sepse vazhdimisht më bën të qesh.“, shkroi ai. /abcnews.al