Brokoli është një superushqim, për ata që duan të jetojnë shëndetshëm. Nëse po përpiqeni të humbni peshë atëherë mbusheni frigoriferin me brokoli dhe hani nga ai 3-4 herë në jave. Përveç kalorive, ju siguron 100% marrjen e masës ditore të vitaminës C dhe vitaminës K. Gjithashtu është i pasur me folate, vitaminë A, B6 dhe kalium.
Brokoli ka shumë fibra dhe ujë. Në një filxhan brokoli të gatuar ka 5 gramë fibra. Fibrat janë të mira sepse vonojnë çlirimin e hormonit të urisë dhe ruan yndyrën në gjak.
Po ashtu, duhet të dini është se brokoli ka veti të jashtëzakonshme në detoksifikimin e trupit. Fibrat ndihmojnë në heqjen e toksinave përmes traktit tretës. Ndërsa antioksidantët ndihmojnë në detoksifikimin e përgjithshëm të trupit. /e.b-abcnews.al