Broja si “kokrra e mollës”, sulmuesi “kuqezi” nuk pati dëmtim serioz javën e kaluar

schedule12:36 - 7 Shkurt, 2024

schedule 12:36 - 7 Shkurt, 2024

Për fat nuk ka asgjë serioze. Armando Broja mund ta vazhdojë i qetë “avenutrën” e tij te Fulham, ndërsa tekniku, Marco Silva pritet që ta aktivizojë në formacion këtë fundjavë, me “bomberin” shqiptar, i cili luajti minutat e para fundjavën e kaluar në Premier League, në barazimin 2-2 në fushën e Burnley, veçse pati një shqetësim në kavilje pasi u shkel nga një kundërshtar.

Ndërkaq, “ylli” 22-vjeçar pritet të ketë më shumë hapësirë te “The Cottagers”, këtë periudhë për shkak edhe të dëmtimit të sulmuesit meksikan, Raul Jimenez, me 32-vjeçarin, i cili vuan nga një dëmtim në kofshë, dëmtim ky që pritet ta lërë të paktën 1 muaj jashtë fushave të blerta, me rikthimin e tij, që nuk parashikohet para fundit të muajit mars.

“Bomberi” nga Malësia e Madhe ka nisur prej më pak se një jave huazimin nga Chelsea, te Fulham, me “Blutë e Londrës”, që vazhdojnë ta mbajnë kartonin e sulmuesit që u formua në akademinë e tyre, “Cobham”, dhe që ka qenë në “Stamford Bridge” në dy sezonet e fundit, ku i penguar edhe nga dëmtimet, konkurrenca e kaosi te “Londinezët” nuk arriti të bënte shumë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!