Nuk është konfirmuar ende, por duket shumë pranë.
Armando Broja sipas të gjitha shanseve pritet të grumbullohet sot në ekipin e Everton për ndeshjen e Premier League angleze ndaj Wolves
Dueli i kampionatit do të luhet në orën 20:30 në stadiumin “Goodison Park”, dhe sulmuesi I kombëtares shqiptare më në fund e ka bindur trajnerin Sean Dyche se e ka formën e duhur për të qenë në ekip.
Media në Angli që janë pranë tifozëve shkruajnë me siguri të plotë se Broja mund të jetë titullar, ndonëse kjo duket pak e vështirë për një lojtar që nuk ka luajtur asnjë minutë në futbollin profesionist që nga maji i këtij viti.
Le të presim e të shohim.
“Ylli kuqezi” përfundoi periudhën e riaftësimit dhe nisi të aktivizohej javën e kaluar tek skuadra e dytë.
Fillimisht, ai ishte titullar në ndeshjen që Everton U21 luajti në fushën e Watford duke e humbur 0-1.
Në fushë qendroi 45 minuta, aq sa ishte parashikuar, ndërsa tekniku Dyche e ndoqi personalisht Armandon në aktivizimin e tij të dytë për Everton U21 në 29 nëntor.
Edhe pse ndeshja në shtëpi ndaj Nottingham Forest u humb 2-4, sërish futbollisti shqiptar bëri një paraqitje të mirë dhe krijoi golin e dytë për ekipin Shpresa.
Broja u mbajt në fushë më shumë këtë herë, plot 72 minuta. /abcnews.al