Broja: Pas golit isha me nerva. Kritikat e Rejës? Ula kokën dhe vazhdova punën

schedule20:20 - 5 Shtator, 2021

schedule 20:20 - 5 Shtator, 2021

Armando Broja ishte heroi i Shqipërisë sot ndaj Hungarisë. Pas ndeshjes ai foli për RTSH dhe tregoi emocionet e mëdha dhe përgjigjen që i dha trajnerit Reja pas kritikave.

“Jam shumë i lumtur për ekipin dhe fanellën. Është shumë mirë të bëj golin e parë sepse të jep shumë kompetencë e besim. Trajneri bën një ekip dhe s’mund të thuash gjë.

Unë mund vetëm të bëj mirë në ndeshje dhe stërvitje. S’më futi në ndeshjen e parë, por është shumë bukur të futem tani në fund dhe të shënoj gol.

Isha pak me nerva sepse nuk luajta me Poloninë dhe nuk nisa sot, por nuk stresohem sepse e di se do vijë koha ime dhe unë mundem ta shfrytëzoj.

Kritikat e trajnerit? Ai ka mendimin e tij. Kur e dëgjova, ula kokën dhe vazhdova punën. Ky gol ka vlerë të madhe sepse është edhe i pari”, tha Broja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!