Broja në super formë, gjen golin e radhës me Chelsea

schedule14:14 - 9 Nëntor, 2019

schedule 14:14 - 9 Nëntor, 2019

Armando Broja ka shënuar sërish. 18-vjeçari ka gjetur golin në fitoren 3-5 të Chelsea U18 në transfertë kundër bashkëmoshatarëve të Tottenham.

Sulmuesi shqiptar ka realizuar golin e pestë për “Blutë e Londrës” në minutën e 40-të. Broja e nisi si titullar sfidën dhe u aktivizua për 61 minuta. Rrjeta e tetë në kampionat për lojtarin e shpresave, teksa javën e kaluar u aktivizua me ekipin U21 të Chelsea, aty ku debutoi me gol.

Lojtari shtatlartë ka shënuar edhe tre gola në dy ndeshjet e zhvilluar me Shqipërinë U21, teksa cilësohet si e ardhmja e sulmit të kombëtares së madhe. /abcnews.al