Broja mungesa e madhe e Shqipërisë, Reja e dërgon në tribunë kundër Anglisë

schedule19:53 - 12 Nëntor, 2021

schedule 19:53 - 12 Nëntor, 2021

Armando Broja do të jetë mungesa e madhe e Shqipërisë për sfidën kundër Anglisë, mbrëmjen e sotme në “Wembley”.

Sulmuesi kuq e zi nuk ka arritur të bindë 100% trajnerin Edi Reja, pas bashkimit të tij me kombëtaren në Londër, dhe në sfidën kundër Anglisë nuk do jetë as në stolin e rezervave, tekniku i përfaqësueses tonë e ka dërguar atë në tribunë.

Edi Reja ka preferuar të nisë ndeshje titullarë me dyshen Cikalleshi-Uzuni, ndërsa në pjesën e dytë mund t’i jepen disa minuta edhe Bekim Balaj i cili është i vetmi sulmues në stolin e rezervave.

Angli-Shqipëri është sfida që zhvillohet në orën 20:45, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!