Broja “mbreti” i Premier League nën moshën 21-vjeç, statistika të pabesueshme

schedule13:20 - 3 Mars, 2022

schedule 13:20 - 3 Mars, 2022

Armando Broja vazhdon shkëlqimin e tij në Angli me skuadrën e Southampton, ndërsa siç jemi mësuar tashmë nga sulmuesi shqiptarë, një tjetër paraqitje e shkëlqyer na u “shërbye” nga 20-vjeçari.

Xhevahiri i kombëtares shqiptare edhe në ndeshjen e ditës së djeshme në FA Cup ishte vendimtar, teksa fitoi një penallti dhe shënoi një gol në triumfin 3-1 kundër West Ham United.

Me golin kundër West Ham, 20-vjeçari shqiptarë është përfshirë gjithsej në 10 gola direkt, 9 prej të cilëve i ka shënuar vetë. Të njëjtën gjë nga lojtarët në Premier League e kanë bërë vetëm 2 futbollistë.

Njëri është talenti i Arsenalit dhe Anglisë, Bukayo Saka (8 gola, 4 asiste), kurse tjetri Michael Olise i Crystal Palace. Anësori 20 vjeçar numëron 4 gola e 7 asiste në të gjitha garat.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!