Broja “mahnit” ish-futbollistin e njohur: Ka cilësi, forcë dhe është vetëm 20 vjeç

schedule10:23 - 24 Janar, 2022

schedule 10:23 - 24 Janar, 2022

Armando Broja është kthyer në idhullin e të gjithëve. Paraqitjet e sulmuesit shqiptarë po tregojnë se Broja është dhe do të jetë një lojtar me të ardhme të ndritur.

20-vjeçari po kalon një nga eksperiencat më të mira në karrierën e tij futbollistike te skuadra e Southampton në Premier League.

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë përveç mediave shqiptare vazhdon të jetë temë diskutimi edhe në mediat ndërkombëtare, teksa shumë personazhe të njohura të botës së futbollit kanë shprehur elozhe për talentin shqiptarë.

Këtë herë vlerësimet për Brojën kanë ardhur nga një ish-ftubollisti i njohur i futbollit në Britani, bëhet fjalë për ish-mbrojtësin Micah Richard.

Ish-kapiteni më i ri në moshë në historinë e Manchester Cityt, pranoi se kishte mbetur i çuditur nga shpërthimi i Brojës dhe i mahnitur nga ajo që ky djalosh po shfaqte, kishte theksuar për “Sky Sports”.

“Ai ka cilësi. Kur e pashë për herë të parë, ai ishte në huazim nga Chelsea, por ka shënuar 5 gola deri tani. Nuk ka frikë, është i fortë, vrapon prapa shpinës së mbrojtësve, mund të mbajë topin dhe është vetëm në moshën 20 vjeçare. Më ka bërë shumë përshtypje, Shpesh, kur lojtarët e rinj shkojnë në huazim, sidomos në Premier Ligë, ata luajnë si zëvendësues dhe atij iu desh pak kohë. Por kur iu shfaq rasti, e mbërtheu atë me të dy duart. Më bën shumë përshtypje sa herë që e shoh atë duke luajtur

Ai është vetëm 20 vjeçar. Ai mban linjën i vetëm, ka lojën e kontrollit të topit, është një rrezik i vazhdueshëm duke vrapuar pas mbrojtësve, ka edhe aftësi në ajër gjithashtu. Ai po rritet edhe fizikisht. Po flasim për dy nga qendërmbrojtësit më të mirë në kampionat, Laporte dhe Dias dhe ai i bëri të vuajnë, ka prezencë”, theksoi ish-mbrojtësi anglez. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!