Armando Broja ka gjetur sërish rrugën e rrjetës. Sulmuesi 18-vjeçar ka shënuar golin e dytë në fitoren 1-4 të Chelsea U18 përballë moshatarëve të Leicesterit.
Ky ishte goli i shtatë i shtatlartit shqiptar në po kaq ndeshje, ndërkohë që ka dhuruar edhe një asist. Kjo fitore e ngjit ekipin londinez në krye të renditjes bashkë me Fulham dhe Brighton me nga 19 pikë.
Broja është pjesë e kombëtares U21 të Shqipërisë, aty ku ka shënuar 3 gola në dy ndeshje të zhvilluara. Ai mbahet si e ardhmja e sulmit kuqezi dhe djaloshi i talentuar është në rrugën e duhur për t’u shndërruar në një sulmues të madh. /abcnews.al