E kemi bërë shpesh këto kohë urimin për të.
Shpresohet që Armando Broja të jetë në momentin e duhur në karrierë, dhe që Evertoni të jetë klubi që do ta kthejë në “jetë”, ashtu siç ndodhi tek Viteshe në Holandë apo tek Sauthemptoni, gjithashtu në Premier Ligën angleze.
Sulmuesi I kombëtares shqiptare, I kthyer pak kohë më parë nga dëmtimi në fushën e lojës të futbollit profesionist, cilësohet si lojtari-kyç për Blutë e Liverpulit.
Analisti I BBC-së britanike, Jan Kenedi, thekson se Broja mban çelsat për ringjalljen e Evertonit, sepse shpresohet që golat të vijnë prej tij.
Për momentin, yjet kryesorë ofensivë të trajnerit Shon Dajsh janë Dominik Kalvert-Ljuin dhe Beto, por ata nuk po munden të shënojnë sa duhet, ndaj edhe pritet rikthimi në formë I Brojës.
Kenedi thotë se shqiptari mund të jetë vendimtar për mbijetesën e ekipit.
Njëzetetrevjeçari nuk ka shënuar gol në ndeshjet zyrtare që nga janari I këtij viti, pra ka gati 12 muaj që nuk ia del, por megjithatë nuk mund të thuhet se I mungon talenti.
Këtë e ka treguar pjesërisht tek Çelsi, e më shumë në ekipet ku ka luajtur më parë.
Evertoni ndodhet në vendin e 15-të në Premier Ligën me 20 ekipe, vetëm 4 pikë larg zonës së ftohtë, ndërsa ka shënuar vetëm 14 gola. /abcnews.al