Armando Broja pëson një tjetër dëmtim në Premier Ligën angleze.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare u lëndua në minutën e 19-të të ndeshjes që skuadra e tij, Everton, po luante në fushën e rivalit Bournemouth.
Fillimisht, ai ndjeu shqetësime pasi tentoi një gjuajtje drejt portës dhe mori ndihmën e stafit mjekësor. Pasi kaluan 12 minuta, ylli kuqezi e pati të pamundur të vazhdonte dhe u detyrua të zëvendësohej. Një lajm shumë I keq ky për Brojën, i cili kohët e fundit ka vuajtur shumë nga dëmtimet. Fillimisht, u dëmtua në gju, ndërsa verën e kaluar pati lëndim në tendinin e Akilit. Kjo ishte ndeshja e dytë radhazi që sulmuesi luante titullar tek Evertoni, dhe e pesta gjithsej për këtë sezon në kampionat, ndërsa mungoi gjatë.
Tashmë duhen pritur analizat mjekësore, dhe shpresa është që Broja të mos ketë problem të rëndë, që mund ta pengojë këtë sezon në Angli dhe me kombëtaren shqiptare.