Brnabiç: Serbia do ta kundërshtojë serish anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

schedule17:57 - 11 Nëntor, 2021

schedule 17:57 - 11 Nëntor, 2021

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç deklaroi sot në Paris se Beogradi zyrtar do të kundërshtojë serish anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Duke folur në prag të seancës së nesërme të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s dhe shënimin e 75-vjetorit të kësaj organizate, Brnabiq tha se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të ishte “katastrofik”.

E pyetur nga gazetarët për debatin e djeshëm për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO, Brnabiq është përgjigjur se “nuk i habit asgjë”.

“Ne po e luftojmë këtë çdo ditë dhe për momentin kemi mbështetjen dhe mirëkuptimin e plotë që Prishtina nuk mund të jenë anëtare e UNESCO-s”, tha ajo.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!