Brnabiç: Jemi shumë larg një marreveshjeje me Kosovën

schedule14:26 - 4 Janar, 2019

schedule 14:26 - 4 Janar, 2019

Në një intervistë për mediat serbe, kryeministrja e vendit, Ana Brnabiç, u shpreh se një marrëveshje e mundshme me Kosovën është ende shumë larg. Por arritja e saj duhet realizuar nëse Serbia ende synon të jetë pjesë e Bashkimit Europian.

Ana Brnabiç, kryeministrja e Serbisë deklaroi se marrëveshja me Kosovën ëshët ende shumë larg. Por ajo këmbënguli se kjo marrëveshje duhet gjetur nëse Serbia dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Në një intervistë për televizionin serb “Pink” ajo tha se Beogradi e Prishtina janë vazhdimisht e më larg arritjes së kompromisit. Kryesisht për shkak të taksës 100% për produktet serbe, për shkak të formimit të Ushtrisë së Kosovës dhe për fshirjen e kufirit mes Kosovës e Shqipërisë.

Brnabiç shtoi se konflikti i ngrirë me Kosovën nënkupton se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së, duke theksuar se çështja e Kosovës duhet zgjidhur për të garantuar paqe, stabilitet dhe jetë më të mirë për serbët në Kosovë. Sipas saj, Serbia është në pozicion të mrekullueshëm pasi negociator kryesor i saj është kreu i shtetit, presidenti Aleksandër Vuçiç, me të cilin është e vështirë të negociohet, duke shtuar se qeveria serbe do të ndihmojë sa të ketë mundësi.

“Kosova e Metohia është krahinë në Serbi, prandaj le të bisedojmë”, përfundoi Brnabiç duke bërë të qartë se asgjë nuk ka ndryshuar nga qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!