Britney Spears thyen heshtjen dhe flet për dokumentarin mbi jetën e saj: Kam qarë për dy javë

schedule09:27 - 31 Mars, 2021

schedule 09:27 - 31 Mars, 2021

Britney Spears ka zbuluar se nuk e ka parë dokumentarin “Framing Britney Spears”, por theksoi se ka qarë për dy javë për mënyrën se si u portretizua në të. Këngëtarja theu heshtjen të martën mbi dokumentarin e “New York Times”, i cili debutoi muajin e kaluar. Dokumentari tregon rrugëtimin e saj si një yll, problemet me shëndetin mendor, mënyrën se si është trajtuar nga media dhe betejën e saj me të atin mbi kontrollin e financave.

Përmes një postimi në Instagram, 39-vjeçarja është shprehur se ndihet e turpëruar nga mënyra se si e kanë përshkruar atë. “Kam qarë dy javë dhe ende qaj ndonjëherë.”, është shprehur këngëtarja. Spears ndau një video duke kërcyer nën ritmet e këngës së Aerosmith “Crazy” të vitit 1993 dhe shkroi se jeta e saj ka qenë gjithmonë burim spekulimesh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

Këngëtarja ka pasur një kujdestar ligjor që nga viti 2007. James Spears, ka qenë bashkë-konservator i saj që nga 2008 dhe mori plotësisht kontrollin e financave të së bijës në 2019 pasi avokati Andrew Wallet dha dorëheqjen. Javën e kaluar, avokati i Britney-t paraqiti një kërkesë duke kërkuar që babai i saj të dorëhiqej nga ky rol. /abcnews.al

Britney Spears (wearing a Julien MacDonald

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!