Britney Spears dëshiron ta kthejë traumën e saj në një kauzë duke u siguruar që askush tjetër të përjetojë atë që ka kaluar. Pasi fitoi lirinë nga babai i saj, këngëtarja 40-vjeçare është ftuar nga Shtëpia e Bardhë për të ndarë historinë e saj para Kongresit.
Një burim tha se “Britney ka diskutuar me ekipin e saj shumë mënyra se si ajo mund të ndihmojë të tjerët që kanë kaluar situata të ngjashme. Ajo dëshiron t’i ndihmojë. Njerëzit përreth saj i kanë sugjeruar që të krijojë një lloj organizate bamirëse për ta bërë këtë.”
“Të gjithë e dinë se, me atë që ka kaluar, ajo ka fuqinë për të sjellë ndryshim në botë. Ajo e di se koha për të sjellë këtë ndryshim është tani dhe ajo është gati!”, shkoi më tej burimi për Hollywood Life. Britney ka marrë një letër nga anëtarët e Kongresit, Charlie Crist dhe Eric Swalwell, të cilët e ftuan të fliste në Uashington DC për kujdestarinë.
/abcnews.al