British Airways anulon fluturimet me Shqipërinë për shkak të koronavirusit

schedule20:10 - 2 Mars, 2020

schedule 20:10 - 2 Mars, 2020

“British Airways” dhe “Ryanair” kanë anuluar qindra fluturime që do realizoheshin nga Mbretëria e Bashkuar drejt vendeve të tjera në Europë dhe në Amerikë, për shkak të përhapjes së gjërë të koronavirusit. Anulimet e kompanisë ajrore “British Airways” përfshinin udhëtime drejt Italisë, Francës, Austrisë, Belgjikës, Gjermanisë, Irlandës, Zvicrës dhe  New York-ut.

Linja ajrore gjithashtu ka anuluar fluturimet midis Gatwick dhe Italisë, Francës dhe Shqipërisë – dhe fluturimet e Londrës për në dhe nga Italia dhe Gjermania – pas një shpërthimi tjetër me raste të diagnostikuar me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar.

BA bën me dije se ndryshimet në orarin e saj, si rezultat i shpërthimit të koronavirusit do të shohin një numër fluturimesh të programuara midis dates 16 dhe 28 Mars.

Një zëdhënës i kompanisë ajrore tha: Ne do të kontaktojmë klientët në fluturimet e anulluara, në mënyrë që të diskutojmë opsionet e tyre të udhëtimit, përfshirë rivendosjen e tyre për në transportues të tjerë kur është e mundur, rimbursimet e plota ose prenotimet me BA, për një datë të mëvonshme të udhëtimit.

Klientët gjithashtu mund të gjejnë informacionin dhe opsionet më të fundit në BA.com. “Ryanair”  nga ana tjetër po zvogëlon frekuencat në disa rrugë deri në 25%, veçanërisht për fluturimet drejt dhe nga Italia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!