Një burrë ka shitur koleksionin e tij të uiskit prej më shumë se 4,000 miniaturash për 29, 750 paund. Brian Marshall, nga Kettering, Northamptonshire, filloi mbledhjen e shisheve në fund të viteve 1980, shkruan BBC
Libri i tij i rrallë i vitit 1887 nga Alfred Barnard i quajtur Distilleries Whisky of the United Kingdom, me vlerë 300 paund, u shit për 2,280 paund. “Mendova se i gjithë koleksioni do të shitej maksimumi 7,000 deri në 8,000 paund, kështu që ky është një bonus shumë i mirë për Krishtlindje,” shtoi ai.
Shumica e koleksionit është nga Skocia, por kishte edhe miniatura nga SHBA-ja, Iraku, Uruguai dhe Australia. Një kuti e rrallë Springbank me katër miniatura është shitur me vlerë 1,054 paund dhe një shishe miniaturë e Macallan 1961, në përkujtim të 35 vjetorit të revistës Private Eye, u shit për 340 paund.
/abcnews.al