Britanikët të prerë kundër zonës së “ndalim-fluturimit”: Ky veprim na çon në luftë me Rusinë

schedule13:11 - 5 Mars, 2022

schedule 13:11 - 5 Mars, 2022

Sekretari i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë mund të pengojë aftësitë e Ukrainës për të mbrojtur vendin.

Gjatë një vizite në Danimarkë, Ben Wallace tha për BBC se një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë nuk do të rriste vetëm rrezikun për aleatët e NATO-s – të cilët mund të vijnë në konfrontim të drejtpërdrejtë me avionët rusë – por gjithashtu mund të pengojë aftësinë e Ukrainës për të mbrojtur veten.

Sekretari britanik tha se avionët dhe dronët ukrainas janë “një nga mjetet e pakta” që ukrainasit kishin për të goditur forcat ruse nga distanca: “Nëse keni një zonë të ndaluar fluturimi, ajo funksionon për të dyja palët”.

Lexo edhe: Dueli i mbijetesës me Dinamon, Memelli “vendos duart në kokë” prej mungesave

Ai tha se zona e ndalim fluturimit “mund t’u japë një avantazh rusëve”, të cilët ende mund të synojnë qytetet me artilerinë e tyre me rreze të gjatë dhe raketat nga toka.

“Mendoj se njerëzit duhet t’i bëjnë vetes pyetjen përpara se të sugjerojnë këto gjëra, çfarë do të thotë në terren dhe çfarë do të thotë për NATO-n, kur ka mënyra të tjera për të ndihmuar ukrainasit të mbrohen nga ajri,” tha sekretari britanik.
Vendet perëndimore kanë furnizuar Ukrainën me qindra raketa anti-ajrore “Stinger” javët e fundit.

Presidenti i Ukrainës Zelensky ka bërë thirrje publikisht për një zonë ndalim-fluturimi. Por Wallace e mhonon një pretendim të tillë, dhe thotë se ai vetë ka qenë në kontakt të përditshëm me ministrin e mbrojtjes të Ukrainës, i cili, sipas tij ka thënë se një kërkesë e tillë për zonë ndalim-fluturimi nuk është bërë./abcnews.al/