Britanikët i japin Gjibraltarit statusin e qytetit pas 180 vitesh

schedule04:43 - 30 Gusht, 2022

schedule 04:43 - 30 Gusht, 2022

Gjibraltari është territor i Britanisë në jug të Spanjës, dhe tani zyrtarisht mund të quhet qytet, 180 vite pas statusit që i dha mbretëresha Victoria.

Territori britanik përtej detit bëri kërkesë për t’u bërë qytet në fillim të këtij viti, si pjesë e jubileut Platinum të Mbretëreshës.

Por kur studiuesit shikuan Arkivat Kombëtare, zbuluan se ai ishte njohur tashmë si i tillë në 1842. Kështu Gjibraltari ka rimarrë statusin. Boris Johnson e përshkroi si një arritje të madhe.

Gjibraltari ka qenë territor britanik përtej detit që nga viti 1713, kur iu dorëzua Britanisë sipas një traktati paqeje të nënshkruar pas Luftës Spanjolle.

Në një konkurs jubilar, 39 vende aplikuan për t’u bërë qytete dhe tetë prej tyre, përfshirë Doncaster, Bangor dhe Dunfermline, përfundimisht iu dha statusi.

Statusi i qytetit shpesh shoqërohet me të pasurit një katedrale, universitet ose popullsi të madhe, por nuk ka rregulla të caktuara për dhënien e tij, jepet nga monarku me këshillën e ministrave.

Ai sjell pak përfitime materiale, megjithëse shpesh mund t’u japë një shtysë komuniteteve duke i vendosur ato në hartë dhe zakonisht është një burim krenarie për banorët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!